Lajme

Kanada, votuesit i thonë “jo” varrezës myslimane në një referendum lokal

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 17 July 2017

Votuesit i thanë “jo” alokimit të një hapësire për ndërtimin e një varreze të myslimanëve në një referendum në qytezën Saint-Apollinaire në provincën Quebec të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në referendumin e mbajtur dje në qytezën Saint-Apollinaire kanë votuar 36 nga gjithsej 46 persona që u regjistruan për të marrë pjesë dhe që jetojnë në afërsi të sipërfaqes së kërkuar për varrezë.

Rezultati i referendumit tregoi se 19 votues i kanë thënë “jo” kërkesës për alokimin e varrezës për myslimanët, 16 kanë votuar “pro”, kurse një votë është shpallur e pavlefshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera