Fun & Video

Kanada/ “Nuk kam nevojë për kafe, kjo më zgjon, dhe më jep përqendrim”, lahen në liqen në -20 gradë

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 13 January 2022

Dy kanadezë hapën sot sezonin e banjës së akullt në liqenin e Ontario, ku temperatura e mëngjesit arrinte në -20°C.

“Nuk kam nevojë as për kafen e mëngjesit. Kjo më zgjon, ndjehem i freskët dhe më jep përqendrim maksimal”, thotë Ron Batuigas që e bën shpesh zhytjen ekstreme.

“E bëj çdo ditë këtë banjë, dje arritja zhytjen time të 400-të. Sigurisht numrin më të madh të zhytjeve e bëj në verë por në Toronto moti ndryshon shpesh”. “Trupi im është mësuar tani. Unë duhet të jem krijues me punën time dhe zhytja është si një tabletë lumturie”, thotë Batuigas.

-Advertisement-

“Besoj se kjo fuqizon çdo gjë në mendjen time. Bëhem më kreativ në trurin dhe humorin tim gjatë ditës”, thotë me tej zhytësi entuziast i akullit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera