Kanada, hera e 13’të që shfaqet një këmbë njeriu në breg, edhe kjo me atlete
Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 17 January 2019
Një këmbë njeriu me atlete vrapimi është shfaqur në brigjet e British Columbias, në Kanada, dhe nuk është aspak ngjarje e rrallë. Ka ndodhur plot 13 herë në 10 vitet e fundit, dhe të gjitha këmbët kanë qenë me atlete.
Njerëzit kanë nisur të dyshojnë se bëhet fjalë për ndonjë vrasës në seri që shenjestron personat që dalin për vrap në zonën pranë. Të tjerë mendojnë se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë grup mafioz. Por autoritetet nuk duken dhe aq të bindur se bëhet fjalë për krime.
Sipas policisë, këmbët nuk kanë shenja prerjesh, dhe gjasat janë që të jenë këputur me kalimin e kohës nga kufomat e njerëzve që hidhen nga ura “Pattullo Bridge”, ku kanë ndodhur jo pak vetëvrasje dhe trupat i ka marrë lumi, pa u gjetur dot nga autoritetet.
Në fakt, nga 13 këmbët që janë gjetur, të gjitha janë analizuar, dhe dy prej tyre u ka përkuar ADN’ja me dy persona që mendohet se janë zhdukur duke kryer vetëvrasje te ura famëkeqe.
Por as skeptikët nuk binden, pikërisht nga fakti që në të 13 rastet bëhet fjalë për këmbë, jo gjymtyrë të tjera, dhe të gjitha janë me atlete sportive.
Të tjera
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...