Sport

Kampioni shpartallon Llapin, John realizon het-trik

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 14 May 2017

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat 8-1.

Ndeshje nisi në mënyrë të përkryer për vendasit të cilët vetëm pas 17 minutash lojë arritën golin e parë.

Ishte mbrojtësi i majtë, Arbër Potoku që shfrytëzoi një asistim të Oto John për të shënuar për 1-0.

-Advertisement-

Vetëm tetë minuta më vonë, shënuesi më i mirë në ligë Oto John bëri një mrekulli duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga më se 30 metra.

Llapi arriti ta ngushtoi epërsinë falë golit të Edon Zeqirit i cili u asistua nga kapiteni Lum Namani për 2-1.

Me epërsinë minimale prej një goli për vendasit përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi përsëri mirë për ‘Minatorët’ të cilët ngritën epërsinë në 3-1.

Ishte i zakonshmi Oto John që shënoi në minutën e 49-të, golin e dytë personal në këtë takim.

Katër minuta më vonë, nigeriani i jashtëzakonshëm kompletoi het-trikun pasi u asistua bukur nga Hasani.

89-shi nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 67-të shënoi edhe golin e pestë me autor Hasanin.

Golat në ‘Riza Lushta’ nuk u ndalën në asnjë moment, derisa shënoi edhe i riu Hasan Hyseni për 6-1.

Florent Hasani doli i vetëm përballë portierit Ilir Avdyli dhe shënoi për 7-1 në minutën e 75-të.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar 8-1, shënoi sulmuesi anësorë Fiton Hajdari në minutën e fundit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja më e thellë e 89-shit këtë edicion, ndërsa për Llapin disfata më e thellë.

Pas kësaj fitore, 89-shi ka grumbulluar 77 pikë në pozitën e parë, ndërsa Llapi mbetet në të tretën me 62.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera