Kamomili për qetësimin e mendjes dhe organizmit
Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 21 September 2020
Ngjason, por nuk është as lule margarita, e as një luledele. Shumë e përdorin për të shpëlarë flokët bjondë. Të tjerët si çajin e preferuar për gjumë të qetë në darkë. Kaq. Po pra, po, ai, kamomili. Lulja e bukur, shpëtimtari i flokëve bjondë, miku më i mirë i netëve të qeta, apo trajtimi natyral që thonë se rinon lëkurën.
Një prej bimëve mjekësore më të vjetra, kamomili mendohet se është përdorur fillimisht nga Egjiptianët e lashtë. Sot gjendet në dy forma të ndryshme, të përdorura për qëllime mjekësore, Kamomili gjerman (chamomilla recutita) dhe Kamomili romak (chamaemelum nobile). Kjo lule që i përngjason diellit, është ndër më të përdorurat dhe më të studiuarat nga mjekësia moderne.
Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën. Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri. I kombinuar me qumësht apo me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore. Sidomos kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë. Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër. Kultivari mbetet po ai historik që kërkohej shumë nga tregjet e huaja edhe në vitet kur tregtia me jashtë ka qenë në krizë të plotë.
E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë…
Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese. Megjithatë efektiviteti i kamomilit si një ndihmës për gjumin ende nuk është provuar shkencërisht. Por është provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.
Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes
Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat. Studime paraprake tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.
Stres? Çfarë stresi?
Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin. Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave. Më efektiv se efekti që pacientët përjetuan kur morën pilula pa medikament.
Për sistem imunitar të fortë
Një studim i publikuar nga Revista e Kimisë së Bujqësisë dhe Ushqimit doli në përfundimin se konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup. Studiuesit mendojnë se kjo është arsyeja se pse konsumi i rregullt i kamomilit lufton ftohjet.
Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat dhe linë e dhenve. Por studimet për këto veti kuruese të kamomilit janë ende të pakta.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...