Lajme

Kamberi shkruan për takimin me Kurtin: E njoftova për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 16 September 2023

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ishte për vizitë sot në Kosovë ku zhvilloi takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Siç ka njoftuar Kamberi, në këtë takim e ka përditësuar Kurtin me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.

“Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi.

-Advertisement-

Ai ka përmendur edhe disa nga projektligjet që kanë inicuar në Kuvend, por që po pengohen nga nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

Në fund, Shaip Kamberi falënderoi Qeverinë për vëmendjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“E faleminderova Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e pëkrahjes së filloristëve duke ia siguruar tekstet shkollore pa pagesë dhe për vëmendjen e shtuar të Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës”.

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera