Kamberi: Shkaku i protestës së të hënës, Serbia e ka shtuar presionin ndaj shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 09 August 2024
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Beogradi zyrtar është duke e shtuar presionin ndaj shqiptarëve të Luginës pas paralajmërimit për protestën “Për Identitet e Dinjitet” të së hënës së javës së ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se po përballen me presion e me intimidim nga Policia dhe organet ligj-zbatuese në Bujanoc e Vranjë.
Madje, ai ka bërë të ditur se një qytetar është arrestuar për shkak të një komenti lidhur me protestën e paralajmëruar, në profilin e Facebookut të portalit lokal “Bujanovaçke”.
Sipas Kamberit, ai u arrestua si i dyshuar për vepër penale “Nxitje të urrejtjes ndërnacionale”.
Rasti, tha ai, i është dorëzuar prokurorisë në Vranjë.
“Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike, siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara. Por, padyshim, që reagimi i jonë i përbashkët kundër dhunës duhet të jetë universal e jo selektiv, sidomos kur kemi të bëjmë me reagimin e organeve të rendit dhe sigurisë që kanë për obligim për trajtim të njëjtë të të gjithë qytetarëve”, tha mes tjerash deputeti Kamberi.
Tutje, ai foli edhe për komentet e shumta antishqiptare nëpër mediat në Serbi, duke thënë se “albanofobia është bërë përditshmëri”.
“Kur në këtë fushatë të shprehjes së urrejtjes antishqiptare marrin pjesë edhe zyrtarë më të lartë shtetërorë siç ishte A.Vulin (dhe rasti i tij në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila e liroi nga përgjegjësia nga padia e Këshillit kombëtar shqiptar për ‘nxitje të urrejtjes antishqiptare’, vendim ky që e legalizoi termin ofendues ‘shiptari’) arrestimi i një qytetari të zakonshëm, pak ditë para mbajtjes së protestës popullore në Bujanoc, nuk paraqet tjetër veç tentativë për frikësim të atyre që po organizojnë dhe atyre që duan të marrin pjesë në këtë protestë”, ka thënë Kamberi.
Sipas tij, këto ditë disa qytetarë shqiptarë “janë marrë në të ashtuquajturat ‘biseda informative’ për ‘xhihadizëm’”.
“Këto raste lënë të dyshojmë se politika zyrtare në Serbi po tenton edhe me këto masa represive të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm nga protesta legale e legjitime e paralajmëruar për realizimin e të drejtave fundamentale”.
Deputeti Kamberi thotë se kjo çfarë po bën shteti serb “është një përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve”.
“Për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të demonizuar edhe protestën edhe kërkesat tona legjitime, të cilat, Serbia i ka pranuar formalisht me nënshkrimin e tre marrëveshjeve me përfaqësuesit shqiptarë (2001, 2009 dhe 2013). Pavarësisht këtyre tentativave për frikësim, ne do të jemi të vendosur dhe të palëkundur në përpjekjet tona për të drejta, për barazi e për liri. Kërkesa për vlerat demokratike, të drejtat tona, lirinë e shprehjes dhe dinjiteti ynë nuk mund të heshten me fushata frikësimi”, përfundoi Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...