Kamberi: Serbia shfryn armiqësitë me Kosovën te shqiptarët e Luginës
Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 01 January 2022
Deputeti Shaip Kamberi ka qenë i zëshëm në ngritjen e shqetësimeve të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë. Në një intervistë për KosovaPress, Kamberi ka deklaruar se Serbia po nxjerr inatin në banorët e Luginës për shkak të armiqësisë që ka ndaj Kosovës, duke i shkelur të drejtat që ju takojnë. Ai flet edhe për mosrespektimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi nga ana e shtetit serb, duke fajësuar BE-në që nuk po përmbush rolin që ka në këtë proces.
Përfaqësuesi shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se pa demokratizim të Serbisë nuk mund të presin realizim të të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Serbia, si një shtet i papërfunduar, siç thotë ai, nuk njeh ende as kufijtë e vet dhe ka aspirata për territore të shteteve të tjera.
“Nuk mund të vij derisa në Serbi ka klimë e cila mohon krimet e luftës, e cila mohon ekzistimin e varrezave masive, e cila ka një politikë vitet e fundit të glorifikimit të kriminelëve të luftës. Pra, jam munduar të gjitha këto tema t’i prek, për t’i prekur së paku në ndërgjegjen të asaj pjese të Serbisë, që sinqerisht dëshiron Bashkimin Evropian. Ky shtet akoma nuk e ka të qartë, ose së paku publikisht nuk e thonë, se cila është politika e tyre prioritare. Pavarësisht se në deklarimet që flasin për integrimet evropiane si prioritetin e parë të politikës së jashtme të Serbisë, në veprimet e përditshme gjithmonë janë të orientuar me Rusinë dhe Kinën që e shndërron në orientim terciar”, është shprehur ai.
Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kamberi ka thënë se BE-ja nuk mund të ketë rolin vetëm të lehtësuesit por edhe atë të garantuesit të zbatimit të këtyre marrëveshjeve. Ai shprehet se Bashkimi Evropian nuk e ka fuqinë e mjaftueshme për të detyruar Serbinë për të respektuar marrëveshjet e arritura me Kosovën, duke shtuar se shpresë që të arrihet kjo mbetet ShBA-ja.
“BE-ja nuk mund të luajë rolin vetëm të lehtësuesit. Kur ata thonë se ‘do të lehtësojmë bisedimet’, çfarë nënkupton? ‘Do të sjellin ujë të ftohtë në tavolinë, do të sjellin klimatizim’. Esenca nuk është këtu, një ndërmjetësues aq i fuqishëm si Bashkimi Evropian do të duhej të trasojë rrugën në të cilët palët duhet të ecin. Përkundër dhjetë viteve bisedimeve, përkundër shumë marrëveshjeve të arritura, BE-ja nuk po arrin të detyrojë, apo ta bind Serbinë, që ato marrëveshje të respektohen. Prandaj mbetet shpresa që e vetmja fuqi shtytëse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ai.
Sa i përket iniciativës “Open Balkan”, kreu i Partisë për Veprim Demokratik ka thënë se nuk mund të jetë e plotë një iniciativë ku nuk përfshihen edhe tri shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor. Mbi të gjitha, ai deklaron se ky koncept po sfidohet rrezikshëm nga koncepti politik serb.
“Kjo iniciativë sado të jetë e vullnetit të mirë, sa do të jetë një dëshirë e të ardhmes së popujve të Ballkanit, po sfidohet rrezikshëm nga bota serbe, nga koncepti politik i botës serbe i cili po shohim po sfidon në Mal të Zi demokracinë duke tentuar që përmes keqpërdorimit të kishës serbe të ndryshohet pushteti atje. Tentativa e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe përmes serbëve të manipuluar që jetojnë në pjesën veriore, janë sfidat kryesore që po i bëhen këtij koncepti”, është shprehur ai.
Edhe gjatë vitit 2021, Kamberi thotë se Serbia ka vijuar me politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke mos pasur ndonjë përmirësim në jetën e tyre. Edhe plani prej 7 pikashqë përmban çështje jetësore bazike të tilla si arsimi, shëndetësia etj., përkundër mbështetjes së OSBE-së, nuk ka dhënë rezultate.
“Mjerisht mund të them se nuk ka pasur rezultat konkret pozitiv deri në këto momente. Kemi një reagim të çmuar të shefit të misionit të OSBE-së, Jan Braathu, i cili shtyn përpara nevojën dhe domosdoshmërinë e aprovimit të aplikimit të planit shtatë pikësh, një dokumenti të hartuar nga politikat shqiptare në ndërmarrjen e masave emergjente për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Por, pavarësisht ndikimit që OSBE mund të ketë në këtë shtet, nuk ka dhënë edhe rezultat. Jemi në pritje, por edhe pritja është e kushtëzuar me çështjen se në Serbi vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet”, ka deklaruar ai.
Në prill të këtij viti do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi. Shaip Kamberi pret nga shqiptarët e Luginës që të garojnë sërish së bashku dhe të jenë katër deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Ai nuk pret ndryshime në zgjedhjen e presidentit, meqë sipas tij, nuk do të ketë kandidatë që do e sfidojnë Aleksandër Vuçiqin./kp
Të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...