Rozë

“Kam punuar si eskortë”- Rrëfehet ish-banorja transgjinore: S’ka qenë e lehtë të shisja veten! Më duheshin para për…

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 01 April 2024

Transgjinorja Edona James, ishte një ndër banoret e “Big Brother VIP Kosova” më të komentuara në median rozë, për shkak të deklaratave të bujshme për jetën e saj dhe natyrës pa komplekse.

Së fundmi, Edona ishte e ftuar në “Radio Dukagjini”, ku ka folur për eksperiencën e saj “BBVK” dhe jetën e saj personale.

Mes lotësh ish-banorja tha se nëse do të kishte qëndruar në Kosovë, do të kishte mbytur veten sepse njerëzit nuk do ta kishin pranuar.

-Advertisement-

“Unë besoj se nëse do të kisha qenë në Kosovë nuk do të kisha qenë më gjallë, do të kisha mbytur veten. Unë e kam ndërruar gjininë se e kam ditur se çfarë jam. Nuk ka qenë shumë e lehtë, kam vuajtur dhe kam pasur shumë dhimbje”, tha ajo.

Ajo tregoi se ka bërë çdo gjë për të realizuar ëndrrën e saj, megjithëse e penduar Edona tha se nuk kishte zgjedhje tjetër që të mblidhte shumën e parave që i duhej për të bërë këto ndërhyrje.

“E kam bërë ëndrrën time, edhe punë të këqija. Eskortë kam qenë. Ajo ka qenë më e rënda në jetën time. Se kam vuajtur shumë, nuk ka qenë e lehtë me e shitur veten. Me të prek dikush kur nuk e do. E kam bërë, se ky operacion më kështu, kushtonte shumë. E kam bërë për para. Sot nuk e bëj, edhe me qenë i varfër. Sot më mirë flej në bodrum, se e bëj atë punë. E kam bërë për ëndrrën time, operacioni ka kushtuar 100 mijë euro. Si mund t’i bësh gjithë ato para”, tregoi Edona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera