Sport

“Kam mësuar shumë nga përballja me Klitschkon”

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 04 May 2017

Anthony Joshua thotë se ka mësuar shumë nga përballja me Wladimir Klitschkon

Kampioni i ri i botës në boks, Anthony Joshua, thotë se ka mësuar shumë nga përballja e tij për titull kampioni me Wladimir Klitschkon.

Joshua fitoi me nokaut në raundin e 11-të, por para fitores ai edhe ishte rrëzuar në tokë në raundin e gjashtë.

Vetëm një rund më herët, Joshua rrëzoi Klitschkon dhe thotë se nuk kishte pritur që ai të ngritej e të vazhdonte luftën me të.

-Advertisement-

“Kam mësuar shumë. Në stërvitje mund të ushtroj gjithçka, por nga ajo përballje kam mësuar shumë. Kam parë karakterin e tij dhe respekt për të”, tha joshua.

“Nuk kam pritur që do të ngritët në këmbë në raundin e pestë. Kam menduar se përfundova punë, por ai u ngrit dhe një rund më pas u rrëzova unë”, shtoi Joshua në një intervistë direkt në Facebook.

I pyetur se çfarë kishte menduar menjëherë pasi fitoi meçin Joshua ka deklaruar: E shikova Klitschkon dhe mendova “ah tash mori fund”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera