Lajme

Kaluan ilegalisht kufirin në Leposaviq, në automjet iu gjeten 36 krerë bagëti

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 08 February 2023

Në Joshanicë të Leposaviqit janë kapur 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe 2 keca pa dokumentacionin përkatës.

Lidhur me rastin në stacionin policor janë shoqëruar dy meshkuj që ilegalisht kishin kaluar kufirin me kafshët e ngarkuara në automjet.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

KALIM ILEGAL I KUFIRIT/ Joshanicë, Leposaviq 07.02.2023 – 11:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht, ndërsa në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 25 dele, 2 dhi, 7 qengja dhe dy keca pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa kafshët janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera