Lajme

Kalon në komision Projektligji për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 18 May 2023

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka miratuar më shumicë votash Projektligjin për aderim në marrëveshjen për statusin e Komisionit Ndërkombëtar për të Zhdukur.

Me këtë hap, tani ky projektligj i dërgohet kuvendit për miratim.

Në komision është thënë se ky projektligj që kërkon mbi 80 vota për të kaluar, do ta marrë edhe mbështetjen shumicë të ligjvënësve.

-Advertisement-

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky projektligj është shumë domethënës.

Edhe Albana Bytyqi nga AAK ka thënë se ky projektligj e ka përkrahjen e subjektit pjesë e së cilës është ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera