Kalon Federer, eliminohet kampionia në fuqi e Wimbledonit
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 05 July 2018
Roger Federer vijon marshimin e tij në Wimbledon. Tenisti zviceran u kualifikua për në raundin e tretë, pasi mundi sllovakun Lacko me rezultatin 3-0.Federerit iu deshën një orë e 32 minuta lojë për të mposhtur kundërshtarin e tij, duke i mbyllur setet 6-4, 6-4 dhe 6-1. Kundërshtari i Federerit në raundin e tretë të Wimbledonit do të jetë Struff, që mposhti Ivo Karloviç me rezultatin 3-2.
Për në raundin e tretë të turneut londinez u kualifikua edhe francezi Gaël Monfils, që eliminoi italianin Lorenzi 3-1. Lorenzi fitoi setin e parë 6-3, por Monfils iu kundërpërgjigj duke fituar tri setet e tjera 6-3, 7-6 dhe 7-6.
Në kampin e femrave regjistrohet surpriza më e madhe deri më tani. Kampionia në fuqi e Wimbledonit, Caroline Wozniacki, njëkohësisht numri dy i renditjes WTA eliminohet!
Danezja u mund në raundin e dytë nga rusja Ekaterina Makarova, me rezultain 2-1. Wozniacki humbi setin e parë 4-6, por fitoi të dytin 6-1. E kur u duk se danezja do ta kthente ndeshjen në favorin e saj, në setin final Makarova bëri një paraqitje më të mirë, duke e fituar atë 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-1.
Bindi gjithashtu Serena Williams në ndeshjen e saj ndaj bullgares Tomova. Amerikania iu imponua kundërshtares së saj, duke e fituar ndeshjen 2-0, me sete 6-1 dhe 6-4. Në raundin tjetër kaloi edhe Karolina Pliskova, që eliminoi bjellorusen Viktoria Azarenka, të cilën e mundi 2-0 me sete 6-3 dhe 6-3.
Të tjera
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...
-
Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrori...
-
I plagọsuri në rastin Capat – Sekiraqët lirohet nga Kardiokirurgjia
Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar sot nga spita...
-
Pezullimi i tenderit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, reagon Mefi
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me p...
-
Kastrati e quan Albulena Haxhiun “Miss non grata”: Po të ndiqej Radojçiq nuk do koordinohej as me Mimozën gjatë pushtetit tuaj
Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati derisa komentoi deklaratat e ministers së ...