Lajme

Kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve policor nga Shtipi, kanë përdorur dhunë gjatë ndalimit të një personi

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 12 September 2023

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale pranë Departamentit të Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga Persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve pranë Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal. kundër G.F., I.H. dhe B.N., zyrtarë policorë në SPB Shtip, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e “ngacmimit në kryerjen e detyrës” nga neni 143 paragrafi 1 i KP të RMV-së.

Konkretisht, të denoncuarit si punonjës policie, duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tyre zyrtare më datë 01.09.2023 në orën 21:00, ndaj të dëmtuarit B.N., të privuar nga liria dhe i ndaluar në objektin e SPB Shtip, kanë përdorur forcë fizike në mënyrë të paarsyeshme dhe të tepruar.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të marrë masa në përputhje me përcaktimet e Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera