Sport

Kaka zbulon se si e refuzoi gjigantin anglez për arsyen e ‘çmendur’

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 05 October 2017

Kaka ka zbuluar se si në vitin 2009 e refuzoi Manchester Cityn.

Legjenda braziliane ka thënë se ai vendosi që ta refuzoj skuadrën angleze në atë vit, pasi ai kishte menduar që më mirë ishte të qëndronte tek Milani, edhe pse në atë verë kaloi tek Real Madridi për shifër rekorde.

“Negociatat me Manchester Cityn ishin shumë larg. Në fillim nuk e besova se ata më kërkonin mua, derisa e bënë ofertën zyrtare tek Milani”, ka thënë Kaka për revistën ‘FourFourTwo’, transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

“City ishte skuadër në ndërtim dhe unë nuk dëshiroja që të luaja aty, pasi dëshiroja të fitoja trofe. Ditë më vonë, Milani mori ofertë nga Real Madridi, andaj unë nuk mund ta refuzoja, pasi ata kanë histori të madhe dhe kalova atje”, ka shtuar legjenda braziliane./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera