Kadrijaj: Asociacioni po trajtohet në mënyrë të veçantë si pasojë e gabimeve të Qeverisë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 31 January 2023
Nga gabimet e Qeverisë Kurti, Asociacioni sot po trajtohet në mënyrë të veçantë, deklaroi deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në Tëvë1.
Duke folur për diskutimin e sotëm për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në hapësirat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kadrijaj tha se duhet të punohet më seriozisht në këtë drejtim, derisa shtoi se nuk duhet lejuar që të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
“Ajo çka ndodhi sot dhe sipas prononcimeve, thuhet se ka qenë si një sesion dëgjimor. Unë mendoj që duhet të punojmë seriozisht në këtë drejtim. Mirëpo, e mira e kësaj, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë që nuk preket Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Pra, nuk duhet lejuar të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Me gabimet që ka bërë Qeveria Kurti, me keq menaxhimin e situatave dhe me nxitjen e konflikteve, është produkt i kësaj qeverie që sot Asociacioni po trajtohet në mënyrë të veçantë. Po ashtu, edhe që është bërë kryetemë e faktorëve ndërkombëtarë, amerikanëve dhe Brukselit zyrtar.”, tha Kadrijaj.
E pyetur pse është kaq urgjente themelimi i Asociacionit, Kadrijaj tha se AAK nuk është e kyçur direkt në këtë temë, pasi siç tha ajo, kjo është çështje e Qeverisë Kurti.
“Ne nuk jemi të kyçur direkt në këtë çështje, sepse kjo është çështje e Qeverisë. Prandaj, Qeveria duhet të negociojë, duhet të ulet ne tryezë e të debatojë edhe me faktorin ndërkombëtar dhe me ShBA-të, sepse në fund të fundit Qeveria duhet ta zbatojë këtë marrëveshje”, potencoi Kadrijaj.
Derisa bëri të ditur deri më tani, AAK nuk është mbledhur ende për të diskutuar rreth kësaj çështje, por Kadrijaj vlerësoi se në ditët e ardhshme do ta diskutojnë si subjekt politik.
Ndërkaq, sa i përket tensionimeve të fundit në veri të vendit, Kadrijaj konsideroi që fajtore është Qeveria Kurti, pasi siç tha ajo, më herët asociacioni nuk është diskutuar në mënyrë të veçantë.
“Është dashur të diskutohet vetëm për marrëveshjen finale me Serbinë, për planin franko-gjerman. Pra krejt fokusi i Qeverisë dhe i partive opozitare do duhej të ishte te këto dyja”, u shpreh tutje Kadrijaj
Të tjera
-
Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse
“Është një rastësi e lumtur që Pashkët në këtë vit jubilar ekumenik festohen ...
-
Postimi prekës i mitrovicasit pas vdẹkjes së motrës dhe dhëndrit në aksident: S’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy
Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbetën të vdekur të dielën mbrëma në n...
-
80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore
Sot mbahet ceremonia zyrtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit ...
-
Sot mbahet seanca për rastin e vrạsjes së Liridona Ademajt
Sot mbahet seanca e parë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Kjo sean...
-
ShBA pezullon sanksionet pasi Kolumbia pranoi fluturimet e dëbimit
SHBA nuk do të vazhdojë me sanksionet ndaj Kolumbisë, pasi Bogota r...
-
Mergim Lushtaku shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit në Çubrel
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Dervishaj shpreh ngushëllime për vdẹkjen e tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Albana Haxhimustafa Murseli nga tubimi me veteranët e lavdishëm të UÇK-së: Bashkë, mundemi më mirë
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Albana Ha...
-
Aksidenti tragjik në magjistralen Mitrovicë – Pejë, krejt çka dihet deri më tani
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë në rrugën magjistrale Mitrovicë ...
-
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 15 gradë Celsius
Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shperndara...
-
IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme...
-
Hamza në Bair të Mitrovicës: Ecim përpara me qëllim e guxim, drejt fitores së 9 shkurtit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...