Lajme

Kadrija i BDI-së do të garojë edhe për një mandat në Komunën e Vrapçishtit

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 21 August 2017

Kryetari aktual i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadirja, do të garojnë edhe për një mandat të ri katër vjeçarë për të parin e Komunës së Vrapçishtit. Siç merr vesh Tv Globi nga burime partiake, Kadrija tani ka marrë mbështetje për rikandidimin e tij, ndërsa brenda ditëve do ta zyrtarizojë kandidimin.

Sipas po të njejtave burime, Bajram Kadrija, ka mbështetjen e banorëve dhe të Degës së BDI-së në Vrapçisht.

Bajram Kadrija erdhi në krye të Komunës së Vrapçishtit në vitin 2009 duke drejtuar atë për tetë vite.

-Advertisement-

Kadirja prite tani të kërkojë mandatin e tij të tretë gjatë zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen me 15 tetor të këtij viti.
Deri më tani, nuk ka zyrtarizim të asnjë kandidature tjetër për kryetar Komune të Vrapçishtit, as nga BDI e as nga partitë tjera politike.

Ditëve në vazhdim pritet të mësohen edhe kundërshtarët e tij nga partitë tjera të cilat do të vendosin me kandidatët e tyre të garojnë në zgjedhjet lokale. /TV Globi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera