Sport

Kadri Veseli uron për stadiumin Kombëtar në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 04 December 2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i lumtur për vendimin e Qeverisë që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Drenas.

Si një prej ideatorëve të këtij lokacioni, por edhe ndërtimit të stadiumit, me mbështetje nga Hungaria, kryetari i Kuvendit në një postim në Facebook ka thënë se ndërtimi i stadiumit është lajm i mirë për sportistët.

Ai ka përdorur një metaforë për lokacionin, duke thënë se stadiumi njërën portë do ta ketë në Prishtinë e tjetrën në Drenas.

-Advertisement-

Ky është postimi i tij i plotë:

Caktimi i lokacionit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është lajm i mirë, veçanërisht për sportistët tanë. Pres që ndërtimi i tij të nisë sa më parë dhe personalisht do ta trajtoj me prioritet të lartë jetësimin e këtij projekti. Stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas. E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera