Lajme

Kadri Veseli është i paprekshëm sipas kryeprokurorit, Aleksnder Lumezi 

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 20 August 2018

Prokurori i Speciales, Elez Blakaj u deklarua për dorëheqjen e tij pesë ditë pasi u bë publik lajmi. 

Blakaj përmes një postimi në facebook ka shkruar arsyet që e kanë dërguar në dorëheqje, shkruan gazeta inFokus. 

E në letër përmendet edhe një thirrje urgjente që i kishte ardhur nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pasi kishte ftuar kryeparlamentarin, Kadri Veselin si dëshmitar në një rast të veteranëve. 

-Advertisement-

Arsyetimi i Lumezit ishte se ‘ata kanë imunitet dhe nuk ke nevoje të thirren në seancë’. 

Sipas Blakajt ky rast e të ngjashme që kanë ndodhur kohët e fundit kanë bërë të kuptojë se çfarë niveli të integritet dhe moralit kemi. 

“Për asnjë moment nuk pranoj të jem prokuror i shtetit dhe të turpërohem”, ka shkruar ndër të tjera Blakaj. 

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Blakajt//inFokus 

Lexo edhe: Më në fund prokurori Elez Blakaj jep arsyet e dorëheqjes

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera