Lajme

Kadaj – Bujupi: Të mbijetuarit e dhunës janë kujtesa jonë kolektive

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 14 April 2023

Këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj Bujupi në marshin e mbajtur sot me rastin e 14 prillit- Ditës të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, tha se të mbijetuarit e dhunës janë kujtesa jonë kolektive, janë dëshmi e kohës, dhe e vërteta të cilën e mbrojmë sot dhe do ta mbrojmë kurdo e kudo.

Kadaj–Bujupi tha se krimet e tilla po vazhdojnë të ndodhin edhe në këtë shekull, teksa theksoi se të mbijetuarat e luftës duhet të jenë në qendër të procesit të shërimit të shoqërisë sonë.

Ndër tjerash tha se miratimi i propozimit të presidentes Osmani për ta shpallë 14 prillin si Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dëshmon angazhimin e saj për të qenë afër të mbijetuarve në mënyrë që siç tha ajo, drejtësia të vihet në vend.“Miratimi i propozimit të Presidentes Osmani për ta shpallë 14 prillin- Ditë të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, dëshmon angazhimin dhe vullnetin e saj të vazhdueshëm për të qenë afër të mbijetuarve, në mënyrë që zërat e tyre të dëgjohen, historitë e tyre të njihen dhe drejtësia për ta të vendoset. Le të jetë kjo ditë në shërbim të kujtesës sonë kolektive, le t`i dëgjojmë rrëfimet e tyre të zhveshur nga stigma, ngase ata dhe ato dëshmuan se pavarësisht përpjekjeve çnjerëzore kundrejt tyre, nuk arriti askush t`i thyejë. Të mbijetuarit e dhunës janë kujtesa jonë kolektive, janë dëshmi e kohës, janë e vërteta jonë të cilën e mbrojmë sot dhe do ta mbrojmë kurdo e kudo! Sot Vasfija, Shyhretja, por edhe të gjithë ata burra e gra, janë zëri ynë. Siç e ka thënë Presidentja Osmani, në propozimin e saj për caktimin e kësaj dite, shënimi i 14 prillit do të jetë vulosje e përhershme e një kapitulli të dhimbshëm e tragjik të historisë sonë, do të jetë bashkim i zërave tonë për të dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë dhe kudo në botë”, tha Kadaj -Bujupi

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera