Ka të drejt Besnik Bislimi, po vjen e vërteta e frikshme
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 29 December 2020
Besnik Bislimi e ka thënë një të vërtetë të madhe, të cilën pakkush në Vetëvendosje ka guximin ta mendojë. Madje as vet Albin Kurti. Të gjithë flenë rehat derisa besimi në Kurtin po kthehet në një rrezik për vetë partinë dhe Kosovën.
Profesori i ekonomisë tha se ka frikë nga rritja e madhe që po ndodhë në partinë e tij.
Pse?
Përtej talljeve dhe shakave në internet, besimi i qytetarëve se Vetëvendosja është shpresë, i kultivuar si rezultat i pakënaqësive të akumuluara ndër vite, është fakt.
Të gjithë të zhgënjyerit me qeverisjet e deritashme, adresë të fundit për përmbushje e gjejnë këtë parti.
Të diplomuarit të papunë, profesionistët e nëpërkëmbur, të varfrit e përbuzur, biznesmenët e lodhur, diaspora e harruar, madje edhe të papunët e pashpresë janë në kërkim të një strehe të re.
Pa harruar edhe një pjesë tjetër të shoqërisë, ndoshta edhe më të rëndësishmen, e cila për gjithë këto vite, ka notuar bashkë me pushtetet. Ata që nuhasin ndryshimin e pushtetit dhe lëkundjen e interesave të tyre.
Secili ka kërkesat e veta gati hyjnore.
Tek të diplomuarit qarkullon lajmi se Albin Kurti do të krijojë vende pune me pagë minimale 600 euro. Profesionistët janë të bindur se do të caktohen në pozita udhëheqëse, e të varfrit shpresëplotë presin përmirësimin e kushteve të jetës. Biznesmenët po kërkojnë të paguajnë më pak taksa e t’u ndalet haraçi.
Diaspora kërkon që Kosova t’ia njohë kontributin dhe ata që kanë hequr dorë se një ditë do të mund të punësohen, shpresojnë që me ardhjen e Albin Kurtit do të “rehatohen” pa ndonjë përgatitje profesionale e pa përvojë adekuate për asgjë.
Lista e pritjeve është e gjatë dhe këto janë vetëm disa nga kategoritë e qytetarëve që “profecitë” e Vetëvendosjes i shohin mundësi për ta rregulluar jetën e tyre.
Besniku, e di këtë më mirë se kushdo, sikur çdo ekonomist që i kalkulon rreziqet e projekteve dhe nismave që ndërmerr. Jo të gjitha kërkesat janë reale dhe mund të përmbushen. E as Kurti nuk është profet.
Prandaj, edhe rritja e Vetëvendosjes po kthehet në një rrezik të vërtetë. Ndërsa rritja e pritjeve për Albin Kurtin rrezikonë seriozisht partinë dhe demokracinë në përgjithësi.
Koha do ta dëshmojë, edhe pse askush nuk do të donte të ishte dëshmitarë i një situate kur shpresa e fundit kthehet në zhgënjim përfundimtar, e bindja në mosbesueshmëri absolute.
Megjithatë kjo pashmangshëm do të ndodhë, atëherë kur të kemi përfunduar përballjen me legjitimim të çfarëdo veprimi të Kurtit nga masa përkrahëse.
Deri atëherë, demokracia të cilën e njohim, do të duket ndryshe.
Do të shohim më shumë përkrahës të kritikës, e pak financues të saj.
Në një situatë të tillë, autokracia në emër të së mirës së përgjithshme rrezikon të heshtë zërat opozitarë apo t’i bëjë të papërfillshëm.
Historia njeh shumë raste kur lider me përkrahje të madhe qytetare pavëmendshëm vënë pushtetin në shërbim të politikave të tyre deri në masën kur bëhen të pakontrollueshëm në pushtet dhe rrjedhimisht veprimet e tyre shndërrohen në veprimet të dëmshme për demokracinë në mungesë të kritikës.
Krejt kjo, fatkeqësisht ndodhë për të përmbushur pritjet e qytetarëve dhe në emër të tyre.
Prandaj edhe Albinin nuk duhet ta zë gjumi!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...