Lajme

Ka shpresë për liberalizimin e vizave gjatë Presidencës franceze të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 06 January 2022

Skeptikja më e madhe për heqjen e vizave për Kosovën ka marrë drejtimin e Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm.

Përmirësimet në funksionimin e zonës Shengen dhe mbrojtja e kufijve të Evropës janë vendosur si prioritete të presidencës franceze të BE-së.

Pavarësisht kësaj, profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti, pret lëvizje pozitive në drejtim të liberalizimit të vizave.

-Advertisement-

“Ka indikacione që mund të ketë zhvillime pozitive sepse Franca është vend që njihët për marrje të vendimeve të mëdha, por kjo nuk duhet të ndikojë që institucionet e Kosovës ta vazhdojnë komoditetin pasi tash e ca kohë qëndrojnë vetëm në pozicion vajtues”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Afrim Hoti.

Në programin 76 faqesh të Presidencës së Këshillit të BE-së, Ballkani Perëndimor përmendet pesë herë.

Pjesë e tij është edhe paralajmërimi për organizimin e një konference në rajon gjatë qershorit, kurse për kapitullin e integrimit flitet për përkushtimin që BE-ja ka për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Hoti shpreson që Kosova dhe rajoni të jenë më shumë në vëmendje në presidencën franceze.

“Me ardhjen e Francës në krye të presidencës pres intensifikim të politikës së jashtme të BE-së në përgjithësi në veçanti ndaj Ballkanit Perëndimor që ka mbetur si pjesë e pa integruar”, deklaroi Hoti.

Në Francë do të ketë edhe zgjedhje parlamentare dhe presidenciale gjatë muajve prill e maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera