Lajme

A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE? Del raporti

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 11 February 2018

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dërguar në Kuvend ditën e sotme raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në raport thuhet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet. Mes të tjerash, në dokumentin në fjalë bëhet e ditur se ka vijuar procesi i përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Po ashtu, nënvizohet fakti se vettingu ngelet një nga pikat kyçe për hapjen e negociatave, ku shpesh herë është folur për në pranverë do të ketë diçka konkrete. Gjithashtu në raport nuk lihet pa përmendur edhe marrëveshja e 18 majit, mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat, Lulzim Basha, duke shtuar se ky hap kishte frymë pozitive për integrimin e vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera