Lifestyle

Ka një arsye pse dera e dhomës duhet të qëndrojë e hapur

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 24 November 2017

Dera e mbyllur e dhomës së gjumit krijon një ndjenjë ngrohtësie, sidomos muajve të ftohtë të dimrit, dhe për shumë njerëz lidhet me një ndjenjë të sigurisë.

Sidoqoftë, ekspertët nuk pajtohen me këtë praktikë, pasi ata argumentojnë se duke hapur derën ose dritaren në dhomë ne do të jemi në gjendje të flemë më mirë.

Sipas një studimi të ri holandez, kur ajri qarkullon lirshëm në dhomë, ne sigurojmë një cilësi më të mirë të gjumit. Hulumtuesit shkruajnë në studimin e tyre në revistën Indoor Air, se kur dera është e mbyllur në dhomën e gjumit ka rritje në nivelet e dioksidit të karbonit, që çlirohet gjatë frymëmarrjes dhe kjo e komplikon gjumin tonë.

-Advertisement-

Një studim i ngjashëm është kryer më parë nga Universiteti i Kopenhagës dhe ka rezultuar se gjumi i dobët për shkak të akumulimit të dioksidit të karbonit në dhomën e gjumit mund të çojë në të qenët i përgjumur dhe përqendrim të dobët të nesërmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera