Lajme

Ka nisur shpërndarja e 70 tonë ndihmave për zonat e prekura

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 10 December 2017

Komanda Mbështeteshe e Forcave të Armatosura ka nisur të dielën shpërndarjen e 70 ton ndihmave për zonat e prekura nga përmbytjet pak ditë më parë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, këto ndihma po shpërndahen përkatësisht në prefekturat Tiranë, Fier, Dibër, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Kukës, Durrës dhe Korçë.

Këto ndihma mbërritën ditët e fundit nga UNICEF, UNHCR, Greqia e Bullgaria. Shqipëria javën e shkuar u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, që sollën dhe përmbytje në disa zona, si Fier, Vlorë, Fushë Krujë, Korçë, Durrës etj.

-Advertisement-

Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Policia e Shtetit, si dhe të gjitha institucionet e tjera përmes mekanizmave në dispozicion dhanë ndihmën e tyre për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera