Sport

“Ka lindur për të luajtur me Realin”, Bellingham në histori, barazon rekordin e CR7

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 21 September 2023

“Nuk ishte goli im më i bukur, por i falënderoj të gjithë, më kanë pritur shumë mirë te Reali. Unë jam një djalë i turpshëm, por jam përshtatur më shpejt nga sa mendoja”, theksoi Jude Bellingham pas golit dhe fitores 1-0 kundër Union Berlin në Champions League.

Mesfushori anglez është tema e momentit te Reali i Madridi. 20-vjeçari, për të cilin “Los Blancos” paguan 103 mln euro te Borussia Dortmund, po shkëlqen me skuadrën e Carlo Ancelottit.

Duket sikur Bellingham aktivizohet prej vitesh me Realin, edhe pse ka vetëm një muaj që po luan e shënon tek ekipi i ri. 6 ndeshje dhe 6 gola.

-Advertisement-

Mesfushori i talentuar debutoi me gol në La Liga, teksa e përsëriti një gjë të tillë edhe në takimin e parë me Realin në Champions. Me golin në minutat shtesë përballë gjermanëve të Unionit.
Duke barazuar rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo dhe Isco, të vetmit lojtarë që kishin debutuar me gola në kampionat dhe Champions me Realin.

Afrimi i verës i ka bërë të gjithë për vete: tifozët, drejtuesit, trajnerin Carlo Ancelotti dhe shokët e skuadrës.

“Jude ka lindur për të luajtur për Real Madridin, ne jemi me fat që e kemi në skuadër. Shpresoj të vazhdojë të shënojë shumë gola”, theksoi mbrojtësi Nacho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera