Lifestyle

Ka gjoksin prej dy milionë dollarësh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 07 November 2017

Lais Ribeiro, të cilën e quajnë vajza “më e mërzitshme” e grupit të vajzave të Victorias, sivjet do të jetë yll i revysë së brendit të njohur.

Manekines braziliane i takoi nderi që të bartë sytjenat më të shtrenjta në ngjarjen e ardhshme të modës.

Leis tani i takoi nderi që të bartë “Fantasy Bra” të këtij viti, sytjenat luksoze të shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”.

-Advertisement-

Sytjenat janë të stolisura me më shumë se gjashtë mijë gurë të çmueshëm, duke përfshirë diamantet, safirët e verdhë dhe topazet e kaltër, përpunimi i të cilëve ka zgjatur më shumë se 350 orë, transmeton Telegrafi.

Vlera e këtyre sytjenave është vlerësuar në më shumë se dy milionë dollarë, ndërkaq bashkë me to janë edhe brekët me skaje të arta dhe me gurë të çmueshëm.

Ky është momenti emocionues kur modelja ka mësuar lajmin.

“Kurrë  nuk  kam  qarë  kaq  shumë  në  jetën  time. Eshtë  kaq  emocionuese, nuk po e besoj dot .”

Përzgjedhja e saj është  një  vlerësim  shumë i  madh nga  shtëpia  e  modës  për  27 -vjeçaren.  Bukuroshja thotë se e arriti këtë falë punës që ka bërë për shumë vite. Modelja shprehet se askush nuk mund të besonte që një vajze nga një qytet i vogël i Brazilit do të arrinte deri këtu.

Revyja e sivjetme e “Victoria’s Secret” do të mbahet në Shangai, më 28 nëntor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera