Sport

Juventusi synon transferimin e yllit të Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 09 Nëntor 2021

“Zonja e Vjetër” dëshiron me çdo kusht që ta përforcojë repartin e sulmit.

Gjigandi italian Juventus ka vënë sulmuesin e Manchester United Anthony Martial në krye të listës së dëshiruarve për ta transferuar, raporton “Calcio Mercato”.

Sulmuesi francez është njëri nga disa transferimet që Juventusi ka identifikuar, në qoftë se dështon transferimi i yllit të Fiorentinas Dusan Vlahovic, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Përkrah Martial, emrat e tjerë që mund të transferohen te “Zonja e Vjetër” në muajin janar janë Darwin Nunez, Alexandre Lacazette dhe Gianluca Scamacca.

Këtë sezon, Martial nuk është duke gjetur minutazhë të mjaftueshme te Manchester United, ku ka arritur të bëjë shtatë paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze, duke regjistruar vetëm një gol mbi emrin e tij.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy