Sport

Juventusi i refuzon 79 milionë euro plus një lojtar për Dybalan

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 28 December 2017

Raportohet se Juventus e ka refuzuar një ofertë prej 79 milionë euro plus Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United për sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.

Sipas The Sun, Manchester United i ka hedhur sytë kah Dybala pasi ka hequr dorë nga Antoine Griezmann, por Juve kërkon plot 97 milionë euro për yllin argjentinas, transmeton Express.

Gazeta britanike shpjegon se “Djajtë e kuq” duan të sjellin kreativitet në sulm dhe po ashtu kanë hequr dorë nga armeni, i cili ka dështuar ta tregojë veten në ndeshje të mëdha që prej transferimit nga Borussia Dortmund një vit më parë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera