Juventusi nuk e braktis bastexhiun e ekipit
Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 27 October 2023
Pavarësisht se do të pezullohet për luajtje të basteve të paligjshme, Juventusi po përgatit rinovimin për Nicolo Fagiolin. Veprim që konfirmon besimin e palëkundur kundrejt mesfushorit 22-vjeçar.
Shtypi italian shkruan se bardhezinjtë po punojnë për të zgjatur bashkëpunimin me Fagiolin. I cili ka kontratë me rekordmenët e futbollit italian deri në verën e vitit 2026.
Fagioli është pezulluar për 7 muaj, duke e mbyllur sezonin aktual me skuadrën e Max Allegrit. Gjithsesi, te Juventusi e cilësojnë një futbollist të së ardhmes, dhe nuk kanë ndërmend ta braktisin në këtë moment të vështirë.
Edhe pse italiani ka gabuar, drejtuesit e Juves do i ofrojnë së shpejti një kontratë të re. Teksa përveç faktit që Fagioli mund të stërvitet rregullisht për të ruajtur formën fizike, edhe pagën sezonale do e marrë të plotë.
“Fillova të mos flija më gjatë natës, kisha shumë borxhe. Nisa të luaj futboll me mendimin se kështu do të mund të shlyeja borxhet. Kam marrë kërcënime, më kanë thënë se do të më thyenin këmbët…
Isha aq shumë në borxhe sa edhe nëse arrija të fitoja, sërish nuk mund t’i shlyeja. Vendosja baste për futbollin dhe tenisin. Luaja edhe kazino. E nisa këtë në verën e vitit 2021.
E bënin edhe të tjerët, prandaj nuk u interesova shumë nëse platformat ishin të ligjshme apo jo. Ndryshimi i platformave legale me ato jo legale, është se në platformat e ligjshme nuk mund të luash pa paguar paratë.
Në fillim luaja shumë tenis, por më pas nisa të vendosja shuma të mëdha në futboll për të paguar borxhet. Kam marrë borxh nga shokët e skuadrës. Gattit I kërkova 40.000 euro, i thashë se më duheshin për një orë dhe se llogaria ime ishte e bllokuar.
Të njëjtën shumë e kam marrë edhe nga Dragusin e disa shokë të tjerë te Piacenza. Shumë ndeshje i luaja gjatë kohës që ato ishin duke u zhvilluar. Një herë vendosa që Milani nuk humbiste ndaj Torinos, por dështova. Pasi Milani u mposht 2-1.
Në Champions kam luajtur Porto-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Inter. Basti ishte se në ato ndeshje nuk do të shënoheshin më shumë se katër gola. Në baste vendosja gjithnjë skuadrën fituese, golat, por asnjëherë golashënuesin apo rezultatin e saktë.
Në një ndeshje gjatë Sassuolo-Juventus isha shumë i stresuar, bëra një gabim dhe u zëvendësova. Nuk munda t’i mbaja lotët duke menduar për borxhet e mëdha që kisha”, deklaroi Fagioli, duke zbuluar se ka rreth 3 mln euro borxhe.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...































