Sport

Juventusi mposhtë Barcelonën në ‘Camp Nou’, Ronaldo shkëlqen me dy gola

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 08 December 2020

Juventusi e ka mposhtur Barcelonën në udhëtim me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e fundit të Grupit G në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Camp Nou’, golat për ‘Zonjën e Vjetër’ i realizuan Cristiano Ronaldo (13’ dhe 52’) dhe Weston McKennie (20’).

Ronaldo që të dy golat i shënoi nga pika e parë, duke realizuar kështu përpara syve të Lionel Messi pas dy vitve.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka përfunduar i pari në Grupin G me 15 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që ka mbetur e dyta për shkak të ndeshjeve direkte.

Edhe Juve edhe Barca kanë siguruar fazën e eliminimit direkt në garën me prestigjioze për klube në Evropë.

Nga ky Grup në Ligën e Evropës do të luaj Dynamo Kyiv, që ka përfunduar i treti me 4 pikë, kurse Ferencvarosi ka mbetur në shtëpi, duke arkëtuar vetëm një pikë nga 6-të takimet e zhvilluara./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera