Sport

Juventusi merr dy lajme të këqija pas fitores ndaj Sassuolos

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 10 January 2021

Juventusi e ka mposhtur Sassuolon me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 17-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ golat për vendasit i realizuan Danilo (51’), Aaron Ramsey (82’) dhe Cristiano Ronaldo (90+2’), ndërsa golin e vetëm për mysafiret e shënoi Gregoire Defrel (59’).

Pas këtij triumfi ‘Zonja e Vjetër’ ka marrë dy lajme të këqija, pasi në këtë përballje i janë lënduar dy sulmuesit, McKennie dhe Dybala.

-Advertisement-

Që të dy këta futbollistë janë dëmtuar gjatë pjesës së parë dhe janë detyruar ta lenë fushën e lojës.

Pas ekzaminimeve të para mjekësore do të kuptohet shkalla e lëndimit që kanë pësuar McKennie dhe Dybala./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera