Sport

Juventusi mendon për të ardhmen, nuk e shet mbrojtësin Demiral

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 18 October 2019

Juventusi nuk ka aspak ndërmend të privohet nga shërbimet e Merih Demiral. “Zonja e Vjetër” ka refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga Manchester United për kartonin e 21-vjeçarit.

Mbrojtësi i qendrës, i cili u transferua te bardhezinjtë më 5 korrik të viti 2019 nga Sassuolo, konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen, edhe pse deri më tani është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Sarri.

Pavarësisht kësaj, kampionati është ende i gjatë dhe Juventusi është i angazhuar në shumë kompeticione kështu që Demiral ka mundësi ta tregojë potencialin e tij dhe të bindë Sarrin se e meriton të jetë titullar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera