Sport

Juventusi i ofron 6.5 milionë euro në vit Dybalas – lojtari e refuzon ofertën

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 05 May 2022

Juventusi i ka ofruar 6.5 milionë euro Paolo Dybalas në mënyrë që ky i fundit të nënshkruajë kontratë të re me klubin italian.

Kontrata e argjentinasit skadon në verën e këtij viti, me lojtarin që nuk ka interesim për të vazhduar qëndrimin te “Zonja e Vjetër”.

Lojtari është i lidhur me një kalim tek Interi, por, përkundër avancimit të bisedimeve, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare në mes të palëve.

-Advertisement-

Ditëve të fundit u për fol edhe për një interesim të Borusia Dortmundit, por këta zëra u demantuan shpejt nga gazetari Patrick Berger duke thënë se lojtari nuk është në objektivin e “verdhezinjve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera