Sport

Juventusi fiton pastër në udhëtim te Malmo

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 14 September 2021

Juventusi e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar në udhëtim te Malmo me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e parë të fazës së grupeve.

Golat për mysafirët i realizuan Alex Sandro (23’), Paulo Dybala (45) dhe Alvaro Morata (45+1’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Juventusi kryeson grupin H me 3 pikë, kurse Malmo mbetet e fundit me zero sosh.

Ndeshjen e radhës, Juventusi e luan para publikut të vet ndaj Chelseas, kurse Malmo luan në udhëtim te Zeniti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera