Lajme

Juventusi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 09 May 2017

Juventusi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Juventus është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi në gjysmëfinale eliminoi Monacon.

Gjiganti italian ka siguruar finalen në Cardiff, pasi ka eliminuar skuadrën franceze Monaco me rezultat të përgjitshëm 4:1 pas dy gjysmëfinaleve.

-Advertisement-

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në “Juventus Stadium”, biankonerët triumfuan me rezultat 2:1, pas fitores 0:2 në takimin e parë.

Mario Mandzukic dhe Dani Alves ishin golashënuesit për Juventusit, derisa për Monacon golin e nderit e realizoi Kylian Mbappe.

Juventusi tani e pret fituesin e takimit Atletico – Real Madrid, për të mësuar se cili do të jetë kundërshtari në finalen e 3 qershorit që do të luhet në Uells.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera