Sport

Juventus merr masa sigurie para debutimit të Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 28 July 2018
Cristiano Ronaldo nga java e ardhshme do t’i bashkohet në stërvitje ekipit të Juventusit.
Aventura e Cristiano Ronaldos në Juventus së shpejti do të fillojë në mënyrëzyrtare.

Sot, ose nesër, ylli portugez pritet të mbërrijë në Torino, pastaj të hënën do të fillojë stërvitjet së bashku me futbollistët e tjerë të rikthyer nga pushimet e verës si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Cuadrado dhe Bentancur.

Por, data e parë e rëndësishme për paraqitjen e parë të Ronaldos është miqësorja tradicionale në Villar Perosa më 12 gusht.

“Goal Italia” raporton për interesim të madh për të ndjekur nga afër ndeshjen e ekipit A dhe B të Juventusit ku tashmë janë shitur të gjitha 5000 biletat.

-Advertisement-

Juventus ka marrë masa duke blinduar qytetin me rastin e ndeshjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera