Sport

Juventus-Lazio, sa shumë histori e përbashkët – Yjet që Zonja e Vjetër i bleu nga lacianët, ka edhe fitues të Topit të Artë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 13 October 2017

Përveç derbit Inter –Milan që zhvillohet të dielën edhe në Alianz Stadium do të ketë një derbi më të vogël, pasi takohen Juventus – Lazio.

Juventusi që mban pozitën e dytë në Serie A, do të takohet me Lazion që është  e katërta.

Madje ‘Zonja e Vjetër’ ka një llogari të hapur me lacianët pasi që i kanë mposhtur në Superkupën e Italisë.

-Advertisement-

Të dy skuadrat në historinë e tyre kanë pasur shumë yje, madje edhe nga ata që kanë veshur të dy fanellat.

Disa nga yjet që janë transferuar nga Lazio te Juventusi janë bërë edhe legjenda sic është rasti i Pavel Nedved.

Më poshtë i gjeni yjet e mëdha evropian që kanë veshur fanellën e të dy skuadrave. /Telegrafi/

Alen Boksic – Kroati ka luajtur në Serie A fillimisht për Lazion pastaj kaloi te Juve. 

Marcelo Salas – i ardhur nga River Plate te Lazio, ai pastaj kaloi te Juve.

Lionello Manfredonia, ish futbollist i Lazios, ndërsa kaloi te Juve kur e arriti kulmin. 

Paolo Di Canio- luajti te Lazio nga 1987 deri 1990, për të kaluar pastaj te Juventusi. 

Stephan Lichtsteiner:  i ardhur te Lazio në vitin 2008, kaloi te Juventusi ku është ende pjesë e klubit. 

Michael Laudrup – danezi zbarkoi në Serie A te Lazio pastaj kaloi te Juve. 

Pavel Nedved –ylli më i madh i marrë nga Lazio. Ai e fitoi Topin e Artë pasi erdhi te Juve. 

Giuliano Giannichedda – argjentinasi luajti për disa vite te Lazio, pastaj shkoi te Juve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera