Sport

Juve me rekord në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 04 May 2017

Mbrojtja e Juventusit vazhdon të mbetet e pakalueshme për shumë skuadra evropiane.

Kampioni italian fitoi me rezultat 2-0 kundër Monacos në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stade Louis II të mërkurën mbrëma.

Ky rezultat nënkupton se Bianconerët nuk kanë pranuar gol në gjashtë ndeshje radhazi dhe në këtë mënyrë kanë vënë rekord të klubit në garën më të madhe evropiane.

-Advertisement-

Klubi i fundit që i ka shënuar gol Zonjës së Vjetër ishte Sevilla më 22 nëntor 2016. Që atëherë Dinamo Zagrebi, Porto, Barcelona dhe Monaco kanë provuar, por kanë dështuar ta kalojnë murin mbrojtës të bardhezinjve.

Për më shumë, kjo ishte hera e parë që nga nëntori i vitit 2015 që Monaco nuk shënonte gol në shtëpi në të gjitha garat.

Padyshim se suksesi i madh i Juves bazohet në aftësinë e kapitenit Gianluigi Buffon, i cili është fantastik në mes të dy shtyllave. Portieri legjendar nuk ka pranuar gol në Ligën e Kampionëve qe 621 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera