Juve-Real, finalja që të zeron kursimet
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 12 May 2017
Çdo tifoz i thjeshtë, që mendon të shohë ekipin e zemrës në finalen e Champions League në Kardif të Uellsit, do të duhet të bëjë një nga sakrificat më të mëdha financiare në jetë.
Ndërsa kompeticioni i kupës “me veshë të mëdhenj” ka caktuar dy ekipet finaliste, në përballjen më prestigjioze të futbollit europian për klube, në kryeqendrën e Uellsit do të vërshojnë mbështetës nga të 4 anët e globit, e rrjedhimisht edhe çmimet kalojnë në stratosferë.
Për të qëndruar në ditët para ndeshjes në një hotel të mirë në Kardif, çmimi ka shkuar edhe në 3.000 euro për një dhomë, kur normalisht në data të tjera është vetëm 200 euro. Madje në disa hotele, çmimi për natën e 3 qershorit shkon edhe 6.000 euro.
Juventusi do të luajë kundër Realit të Madridit, e qysh tani ka nisur lufta për të gjetur një vend në stadiumin “Millennium”.
Impianti ishullor ka një kapacitet prej 74.500 vendesh, por të disponueshëm do të jenë vetëm 66 mijë. Nga kjo, një pjesë u vendos në shitje dhe u likujdua në UEFA para dy muajsh, ndërsa pjesa tjetër shkon për klubet, nga 18 mijë secili, si dhe sponsorët dhe federatat.
Në Kardif priten 300 mijë turistë në dy ditë dhe pikërisht për këtë, në kompani prenotimi si “Booking.com”, 92% e të gjithë apartamenteve dhe hoteleve janë të zënë.
“Millennium Stadium” është selia qendrore e kombëtares së Uellsit në regbi dhe, për shkaqe sigurie, do të reduktohet një pjesë e mirë e vendeve. Por, ata që do të duan të ndjekin nga afër finalen janë të gatshëm të paguajnë edhe 8 mijë euro për një biletë. Pikërisht kaq ka shkuar çmimi i disa vendeve në stadiumin e Kardifit, për finalen e Championsit më 3 qershor.
Të tjera
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...
-
Armend Zemaj: Kosova në terr, Qeveria vazhdon mashtrimin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverin...
-
Gjendja në pikat kufitare, kolona të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë
Kolona të gjata dhe deri në dy orë po presin në vendkalimin kufitar te Dheu i...
-
Albin Kurti mban konferencë për media
Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministr...
-
Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes
Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim D...
-
Bedri Hamza: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për pr...