Lajme

Jusuf Thaçi i ashpër me Kurtin: Prej sonte kjo qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 22 March 2023

Jusuf Thaçi, analist, ka shkruar një status pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se ka Asociacion në marrëveshjen evropiane.

Sipas tij, tashmë qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për të qeverisur me vendin.

“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, shkroi ndër të tjera z. Thaçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera