Juristi kosovar: Është befasues reagimi i shpejtë i Gjykatës Kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 01 May 2020
Edhe pse jashtë orarit zyrtar të punës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka regjistruar kërkesën e parashtruar nga Vetëvendosje, fillimisht për pezullim të votimit të qeverisë Hoti, e më pas edhe për kushtetueshmërinë e vendimit të Presidentit për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, juristi Kushtrim Palushi e quajti pozitiv reagimin e Gjykatës Kushtetuese dhe komentoi situatën aktuale politike në Kosovë.
Ai gjithashtu diskutoi dhe rreth teorive që kanë qarkulluar ditën e djeshme për shfrytëzimin e pushimit nga ana e institucioneve shtetërore, në mënyrë që të votohej qeveria e re.
“Ka patur konspiracione që ditën e enjte pasdite ka ndodhur akreditimi në mënyrë që sot, ditën e premte që është 1 maji dhe institucionet nuk punojnë, Gjykata Kushtetuese ta ketë të pamundur ta shqyrtojë kërkesën. Nesër që është e shtunë, po ashtu ditë pushimi sipas teorive qeveria mund të votohet në Kuvend, të bëhet çështje e kryer dhe pastaj Gjykata Kushtetuese të vendoset përpara një vendimi të kryer. Unë nuk mendoj se ka qenë një skenar i përgatitur për shkak se Gjykata Kushtetuese ka vendosur tashmë ta shqyrtojë këtë, kështuqë konspiracionet e këtij skenari kanë rënë poshtë”, tha Palushi.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...