Lajme

Juniku frymon AAK, Haradinaj pritet nga përkrahës të shumtë në përkrahje të Kuçit për kryetar

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 31 October 2021

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në Junik ku është pritur nga kandidati për kryetar i kësaj komune, Agron Kuçi dhe shumë aktivistë e përkrahës, të vendosur për t’i dhënë mbështetje të parezervë Kuçit për mandatin e radhës si kryetar i Junikut.

Haradinaj përmes profilit të tij në Facebook theksoi se junikasit kanë vlera të njohura nga të gjithë. ‘Juniku i fitoreve. Të ndershmit dijnë me nderu. Sot në Junik’, shkroi ai.

Kujtojmë se, Agron Kuçi për tri mandate radhazi i ka fituar zgjedhjet në komunën e Junikut, si kryetar komune, ndërkaq nga raportet e shumë organizata vendore e ndërkombëtare është shpërblyer për performancën e tij në qeverisje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera