Lifestyle

“Ju mbron nga gripi dhe stresi”/ Sa më shumë seks, aq më mirë

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 07 June 2021

Nëse bëni seks, do të merrni shumë përfitime mbrapsht. Seksi më i shpeshtë është shoqëruar me ndryshime pozitive, siç janë presioni i ulët i gjakut, më pak stres dhe më shumë butësi.

Teksa nuk ka fakte apo rregulla absolute për këto situata kur bëhet fjalë për frekuencën e seksit, lexo më poshtë hulumtimin e fundit që tregon se sa më shumë seks të bësh, aq më mirë benefite ke.

Përfitimet psikologjike

-Advertisement-

Ka shumë përfitime në botën emocionale dhe mendore kur bëni më shumë seks. Kur bëni dashuri, çlirohen hormone, kortizoli, adrenalina dhe epinefrina, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit. Po ashtu sekretohet oksitocinë, e cila na mban më të qetë, ndërsa truri ynë çliron endorfina, të cilat ulin nervozizmin dhe ndjenjën e depresionit. Në përgjithësi, seksi ka qenë i lidhur me rritjen e vetëbesimit, rezultate më të larta lumturie dhe lehtësimin e stresit. Në të njëjtën kohë, përmirëson cilësinë e gjumit dhe çon në lidhje më të mëdha emocionale me partnerin tonë.

Përfitimet fizike

Përveç psikologjisë sonë, më shumë seks gjithashtu kontribuon në shëndetin tonë fizik. Seksi është një formë e ushtrimit që barazohet me aktivitete të tilla si ecja. Lëvizja gjatë marrëdhënieve seksuale kontribuon në gjendje më të mirë fizike, përmirëson gjendjen e muskujve dhe ndihmon në humbjen e peshës. Studimet e fundit thonë se ju humbisni 200 kalori kur kryeni marrëdhënie seksuale për 30 minuta.

Sistemi imunitar

Të qenit më aktiv seksualisht ndikon edhe në sistemin tuaj imunitar. Seksi i shpeshtë zvogëlon shanset për një ftohje ose grip dhe lidhet me një shëndet më të mirë të zemrës. Aktiviteti seksual ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke rritur furnizimin me oksigjen në të gjithë trupin, ndërsa ul presionin e gjakut.

Marrëdhënie më e mirë në çift

Përveç përfitimeve individuale, seksi i shpeshtë forcon marrëdhënien tuaj në çift. Për shembull, oksitocina e lëshuar gjatë marrëdhënieve seksuale ju lidh më tepër me partnerin dhe përmirëson intimitetin emocional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera