Lajme

Ju kujtohet babai refugjat që shiste lapsa duke mbajtur vajzën e tij? Ai drejton 3 biznese tani

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 08 August 2017

Në një botë të trazuar e të shkatërruar nga lufta, ky person, megjithëse i larguar nga shtëpia dhe vendi i tij, arriti që të ngrihet një mëngjes dhe të fillojë të punojë.

Falë mirësisë dhe mbështetjes së njerëzve zemërmirë, ai arriti të ndërtojë jetën e tij edhe një herë për vete dhe për të tjerët.

Abdul Halim al-Attar, 33 vjeç, është një refugjat dhe një baba i përkushtuar. Për të mbështetur veten dhe familjen e tij, ai doli të shesë lapsa në rrugë nën diellin e nxehtë të Bejrutit. Për Al-Atar, i cili dikur punonte në një fabrikë çokollate, koha kur jetonte në një kamp refugjatësh palestinez, duket sikur ishte një kohë e kaluar. Edhe pse është nga Siria, al-Attari është palestinez dhe nuk ka shtetësi siriane.

-Advertisement-

Fotot e al-Atar-it duke punuar në diell të nxehtë në rrugë, ndërsa mbante vajzën e tij duke fjetur, preku thellë zemrat e shumë njerëzve. Një gazetar zemërmirë në Norvegji, Gissur Simonarson, krijoi një llogari Twitter për të. Tre muaj më pas kur u mbyll llogaria, fushata mblodhi pothuajse dyzet herë më shumë sesa ishte parashikuar.

Al-Attar arriti të nisë një biznes, pasi fushata për grumbullimin e të hollave online arriti të grumbullojë 191,000 dollarë. Al-Attari hapi një furrë buke, një qebaptore dhe një restorant dy muaj më parë. Stafi i tij përbëhet nga 16 refugjatë sirianë.
“Jo vetëm që ndryshoi jeta ime, por edhe jeta e fëmijëve të mi dhe jeta e njerëzve në Siri të cilëve u ndihmova”, tha ai.

Al-Attari u transferua në një apartament më të madh dhe më të rehatshëm në Bejrutin jugor. Reem, vajza 4-vjeçare e Al Attarit, padyshim se admiron babain e saj. Vëllai i saj, Abdullahu 9-vjeçar, është kthyer në shkollë pas tri vitesh pushim.

Bluza e tij në të cilën shkruan: “Qëndro pozitiv”, me një buzëqeshje të madhe, flet gjithçka. “Kur Zoti dëshiron t’ju japë diçka, atëherë do ta fitoni atë,” tha ai.
Al-Attari thotë se ndihet mirënjohës. Ai po fiton vazhdimisht të ardhura nëpërmjet shitjes së bukës së freskët dhe qebapëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera