Lajme

Ju dështon vjedhja në Malishevë, pronari i ndjek me armë në 3 të natës

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 21 May 2020

Persona të panjohur, mësynë ta vjedhin një lokal në 3 të natës në Malishevë.

Por, nuk ju doli aq lehtë siç e menduan, shkruan gazeta inFokus.

Pronari i lokalit doli me armë e shtiu dy herë në ajër.

-Advertisement-

Kjo bëri që të dyshuarit të ikin në drejtim të panjohur, shkruan gazeta inFokus.

Pastaj, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës të cilët kanë gjetur dy gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet që rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera