Sport

Jovetic e kishte parashikuar kalimin te Monaco

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 13 September 2017

Ish-sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic, ka pohuar se e kishte parashikuar kalimin e tij te skuadra franceze Monaco.

“Po flisja me të dashurën time para se të më merrnin në telefon”, ka thënë Jovetic për Goal.com, përcjell Express.

Jovetic u largua nga Inter për t’iu bashkuar Monacos në fund të afatit kalimtar veror. Malazezi beson se marrja e numrit 10 nga Kylian Mbappe ka qenë fat.

“T’ua them një tregim të vogël. Isha në Inter dhe po mendoja se çfarë do të mundë të ndodhte. Fola me të dashurën dhe i thashë ‘Monaco është klub i madh, pse nuk më ka kontaktuar?’. Të nesërmen mora një telefonatë nga agjenti, i cili më tha se Monaco është e interesuar për mua. Ia ktheva ‘super, dje po flisja për të me të dashurën’”, ka treguar Jovetic.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera