Sport

Joshua, Wilder apo Fury, kjo është përgjigja e legjendës Holyfield

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 28 September 2018

Anthony Joshua, Deontay Wilder e Tyson Fury janë tre boksierët pa asnjë humbje.

Joshua dhe Wilder zotërojnë titujt e kampionit kurse Fury ishte ndëshkuar për shkak të kapjes me substanca të ndaluara.

Se cili është më i miri nga këta të tre ka shumë mendime. Së fundmi kjo pyetje u drejtua për ish kampionin Evander Holyfield.

-Advertisement-

Përgjigja e amerikanit ishte interesante. Ai zgjodhi një “detaj” që sipas tij diferencon një kampion. Mentaliteti i fortë.

Sipas tij, Wilder është më i mirë se Joshua dhe Fury kur vie tek ky aspekt.

“Vetëbesimi është çelësi. Mentaliteti është që të vendos mbi të tjerët.

Mënyra se si Wilder mendon e bënë atë më të mirë se të tjerët. Ai e vendos vetën në rreziqe dhe të bëjë gjëra që normalisht nuk do të mund t’i bënte.

Ai ka një fizik prej basketbollisti por gjërat që i bënë i bënë shumë mirë. Mentaliteti është gjëja kryesore që të vendosë mbi të tjerët” ka thënë Holyfield.

Me siguri se debati do të përfundojë me përballjen Joshua – Wilder, pasi që mendohet se Fury nuk do të mund ta befasojë amerikanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera