Sport

Joshua ndër sportistët britanikë me fitimet më të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 01 May 2017

Anthony Joshua është kampion i ri në boksin profesionist për peshat e rënda.

Boksieri britanik para 90 mijë shikuesve në stadiumin legjendar të Wembleyt triumfoi kundër Wladimir Klitsckos.

Ky i fundit pësoi tre herë ‘knock-down’, ku gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërhyjë dhe të ndërpres meçin në raundin e 11.

-Advertisement-

Kjo fitore i solli edhe një fitim në të holla Joshuas, e cila në total kap shifrat prej 22 milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë ai bëhet sportisti britanikë me fitimit më të madhe duke u renditur si i pesti, përkatësisht pas Lewis Hamiltonit (180 milionë dollarë), Wayne Rooneyt (141 milionë dollarë), Sir Andy Murrayt (100 milionë dollarë) dhe Rory McIlroy (96 milionë dollarë).

Vlen të theksohet se kampioni i boksit sipas parashikimeve të ekspertëve ekonomik pasuria e tij deri në fund të vitit si pasojë e reklamave të shumta do të kap shifrën prej 70 milionë dollarëve. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera