Sport

Joshua: Ja çfarë i thash me të vërtetë Klitschkos gjatë meçit

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 04 May 2017

Anthony Joshua ka zbuluar atë se çfarë i tha Wladimir Klitschkos gjatë përplasjes së tyre të shtunën e kaluar, transmeton IndeksOnline

Boksieri ukrainas rrëzoi në tokë Joshuan, duke u bërë kështu boksieri i parë që e ka bërë këtë gjatë karrierës së britanikut. Joshua u ngritë menjëherë, dhe gjatë luftës bisedoi me 41-vjeçarin.

“Po i flisja atij dhe i thash ‘nëse më lejon ta kaloj këtë raund do të të zhdëp’

-Advertisement-

“Më pas ai tha se `do të të nokautoj` dhe unë ia ktheva `e kam shumë seriozisht atë që thash”, ka deklaruar Joshua.

Raundi i gjashtë ishte më i vështiri sipas Joshuas. Fat i mirë ishte pushimi 10 sekondash pas rrëzimit.

“Raundi i gjashtë ishte mjaftë i vështirë. Por pas rrëzimit pushova 10 sekonda. Ato 10 sekonda janë si një jetë në boks”, përfundoi Joshua duke e respektuar tej mase boksierin ukrainas.

Duelin e fitoi Joshua në raundin e 11-të duke e bërë atë si boksierin më të mirë në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera